Është një çmenduri ajo që kërkon të bëjë president i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi.

Gjatë merkatos së verës skuadra franceze pritet të përfshihet në një revolucion të madh pasi do të bëjë 4 transferta të bujshme, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Aubameyang, Vitolo, Jordi Alba dhe Alexis Sanchez janë 4 blerjet e mundshme të klubit francez me të cilat Al-Khelaifi pretendon të triumfojë në Champions League.

Por revolucioni nuk ndalet me kaq pasi në verë do të largohen nga skuadra yjet si: Pastore, Matuidi, Krychowiak, Ben Arfa, Sirigu, Lucas dhe Aurier.

Artikulli paraprakNjihuni me kopshtin e fëmijëve më të bukur në botë (FOTO)
Artikulli tjetërTifozët e Malmoes për Ibrën: Zllatan, në Suedi luan edhe me një gju!