Switzerland's Granit Xhaka, left, talks with his brother, Albania's Taulant Xhaka, and Albania's Amir Abrashi, right, at the end of the Euro 2016 Group A soccer match between Albania and Switzerland, at the Bollaert stadium in Lens, France, Saturday, June 11, 2016. (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)

Tensionohet situata në radhët e Kombëtares shqiptare të futbollit. Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi, dy të përjashtuarit e mëdhenj të Kombëtares shqiptare të futbollit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Italisë, nuk do të jenë pjesë e përfaqësueses për ndeshjen kundër Bosnjë Hercegovinës.

Futbollistët në fjalë nuk kanë udhëtuar sot me ekipin Kombëtar dhe sipas burimeve të “Panorama Sport”, situata më problematike duket ajo e Xhakës. Futbollisti është revoltuar me injorimin nga trajneri De Biazi për përballjen me Italinë dhe ka vendosur të largohet nga grumbullimi i kuqezinjve e të mos udhëtojë me ta drejt Tiranës

Nga ana tjetër, Amir Abrashi vuan një inflamacion të ligamenteve dhe është vendosur që të mos rrezikohet situata e tij në miqësoren me Bosnjë Hercegovinën. Ndaj ai është lënë i lirë të kthehet për riaftësimin në klub.

Artikulli paraprakZvicra fitoi minimalisht….
Artikulli tjetërBullgaria turpëron yjet holandeze