Ylli i futbollit gjerman, Marco Reus, ishte në faqet e para të gazetave në nëntor të 2014 kur u zbulua se ai kishte vite që i jepte makinës me një patentë false holandeze pasi policia kuptoi këtë gjë gjatë një ndalimi rutinë. Për shkak të rrogës së tij të lartë, ai si pasojë u dënua me 540,000 euro nga një gjyq vendor në Dortmund. Reus u detyrua të rrinte jashtë fushave gjatë Evropianit për shkak të një dëmtimi muskulor, dhe verën pushim e shfrytëzoi për të bërë kursin e patentës dhe më pas provimin.
27 vjeçari e kaloi provimin me sukses. “Po, është e vërtetë. E kalova privimin. Jam i lumtur që u mbyll ky kapitull,” shprehet gjermani për Bild. Pas finales së humbur në Super Kupën gjermane kundër FC Bayern ditën e diel, sulmuesi pësoi një dëmtim të vogël dhe pritet të rikthehet në skuadër në ndeshjen e 27 gushtit kundër Mainz. “Ne nuk kemi fituar një titull për shumë vite por gjithmonë kemi qenë konkurrues.”