William Carvalho, mesfushori i Betis, ka arritur në parim marrëveshje me Leicester City.

Sipas asaj që u tha në Radio Marca Sevilla, klubi anglez është i gatshëm të bëjë  përpjekje të konsiderueshme financiare për të blerë lojtarin portugez, megjithëse për momentin oferta është larg nga kërkesat e andaluzianëve, përcjell Korneri.net

Lojtari, megjithatë, do të përfshihet në “listën e transferimeve” të afatit të ri veror, por mos të harrojmë se Inter ka shprehur interesim të madh për lojtarin dhe po mundohet të negociojë me agjentin e futbollistit portugez e me pas edhe klubin spanjoll, sepse neroaxurët janë gati të ofrojnë më shumë para se Leicester. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Verona-Napoli
Artikulli tjetërZidane i lumtur me kthimin e lojtarëve