Nga një superndeshje përballe Françesko Totit, te një zënkë me trajnerin e kombëtares Xhani De Biazi, mosgrumbullimi me kuqezinjtë dhe më pas te stërvitja me fëmijët e akademisë së Viktoria Plzen. Kjo është parabola e dy muajve të fundit së Ergys Kaçes, i cili po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij.

Futbollisti 23 vjeçar ka përfunduar jashtë planeve të klubit çek dhe prej disa javësh nuk është më pjesë e formacionit. Sipas mediave greke, ai ka kërkuar që të kthehet te PAOK, klubi i cili e huazoi te Plzen, por situata nuk është edhe aq e thjeshtë.

Për një arsye apo një tjetër, Kaçe nuk bën pjesë në planet e klubit dhe e ka parë veten vazhdimisht në tribunë, as në solin e rezervave. Gjatë javës së kaluar, Kaçe kërkoi tre ditë leje nga klubi i tij dhe u kthye në Greqi, për të takuar familjen

Artikulli paraprakMan. United e dënon rënd tifozin e flaktë, arsyeja e pabesueshme…
Artikulli tjetërFutbollisti kilian i fut gishtin në të pasme kundërshtarit