Telashe të reja për Antony te Manchester United.
Sulmuesi brazilian, i akuzuar për dhunë në familje dhe kërcënime fizike dhe psikologjike ndaj ish-partneres së tij Gabriela Cavallin, tashmë do të duhet të përballet edhe me dy ankesa të reja, të paraqitura nga dy gra të ndryshme në Brazil. Mediet braziliane kanë raportuar se një studente e juridikut tha se ishte shtruar në spital pas një sherri në Maj të vitit të kaluar me Antony.

Ajo pretendon se është sulmuar nga Antony dhe Mallu Ohana, ish-gruaja e lojtarit brazilian Dudu, në makinën e sulmuesit të United, derisa po dilte nga një klub nate në Sao Paulo.