Shqipëria nuk ka ndryshuar pozicionin edhe për muajin gusht në renditjen e FIFA-s. Skuadra kuqezi ruan vendin e 37 në renditjen e përgjithshme e cila ndryshon nga muaji në muaj të organizmit më të lartë të futbollit botëror, renditje që e mban që pas përfundimit të finaleve të Kampionatit Evropian.

Nuk ka ndryshuar pozicion as përfaqesuesja e Kosovës, që edhe për këtë muaj mban vendin e 190 në renditje. Nuk ka ndryshime as për vendet kryesore të kësaj renditjeje, që vazhdon të kryesohet nga Argjentina dhe Belgjika. Kolumbia mban vendin e tretë, ndërsa në të katërtin renditet Gjermania.

Kampionët e rinjë të Evropës, Portugalia, mban vendin e gjashtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here