20 muaj në krye të pankinës së Real Madridit dhe ka fituar 2 Champions League radhazi dhe dy Superkupa Europiane. Zinedine Zidane vijon të shkruajë edhe si trajner historinë e tij në krye të “galaktikave”. Strategu francez ka folur për “Premium Sport” pas ndeshjes duke u shprehur i lumtur për suksesin.

“Jam i lumtur sepse në fund luajmë për të fituar këto ndeshje. Vuajtëm pak vetëm në pjesën e dytë. Zhvilluam një ndeshje të bukur, por ky është vetëm fillimi.

Ishte pak e vështirë pjesa e dytë, sepse United na krijoi vështirësi. Ata bënë disa gjëra të mira, por ne kontrolluam shumë mirë topin dhe kjo na e bëri më të lehtë. Reali më i mirë në histori? Nuk e di, por pa dyshim jemi ndër më të mirët padyshim”, tha Zidane.

Artikulli paraprakReali thyen tjetër rekord në Europë
Artikulli tjetërBukuroshja bionde që çmendi tifozët mbrëmë në Shkup