I talentuar dhe njëri prej më të mirëve në vendin tonë.

Portieri i FC Prishtinës, Visar Bekaj, këtë edicion garash në Vala Superligë ishte i pazëvendësueshëm dhe i plotë në të gjitha 33 ndeshjet e zhvilluara, shkruan Korneri.net

Visar Bekaj i luajti të gjitha ndeshjet e këtij stinori që për kaltër e bardhët nuk ishte shumë pozitiv pasi e humbën titullin në xhiron e fundit edhe pse ata ishin të dytit në tabelë, por mund ta mbyllin me një sukses të madh nëse në finalen e Digitalb Kupës triumfojnë ndaj Vëllaznimit.

Bekaj ishte në portën e Prishtinës në 2970 minuta, derisa nuk pranoi gol në plot 20 ndeshje, apo më saktë ishte i vetmi që i zhvilloi të gjitha ndeshjet kampionale.
Pavarësisht se ishte një numër i mad hi ndeshjeve që nuk u mposht apo më saktë ai topin e nxorri nga rrjeta vetëm 18 herë, megjithatë nuk i mjaftoi atij që të shpallet sivjet kampion, sukses të cilin sigurtë se e kërkon edicionin e ardhshëm. /Korneri.net

Artikulli paraprakPër herë të pestë e fitoi çmimin e parë
Artikulli tjetërMediat spanjolle: Ancelotti merr skuadrën e madhe italiane