Dikur ka qenë ëndërr që shqiptarët të luanin në Serie A, ndërsa kujtohen me nostalgji emrat e Erion Bogdanit dhe Igli Tares, të cilët kanë bërë epokë në ligën më të lartë të futbollit më të fortë në Europë.

Por, sot situata ka ndryshuar, numri i shqiptarëve që aktivizohen në Serie A, B dhe Lega Pro janë të shumtë. Për të mos thënë se në Serie A ka një numër më të lartë se në dy ligat e tjera më të ulëta të kampionatit italian.

Duke nisur nga Elseid Hysaj që është më i shtrenjti dhe ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh për largimin nga Napoli, ka të tjerë që aktivizohen dhe kanë vlerë potenciale në treg. Të gjithë aktivizohen me kombëtaren kuqezi, qoft me ekipin e parë apo Shpresat, duke i dhënë edhe një “aromë” Serie A edhe ekipit kombëtar, i cili drejtohet nga një italian.

Etrit Berisha – Lazio
Thoma Strakosha – Lazio
Elseid Hysaj – Napoli
Arlind Ajeti – Torino
Berat Djimsiti – Atalanta
Freddie Veseli – Empoli
Ledian Memushaj – Pescara
Rey Manaj – Pescara
Leonardo Maloku – Pescara

Artikulli paraprakDortmundi feston rekordin, ja fitimet e klubit verdhezi
Artikulli tjetërZaza largohet nga Juventus, por mbetet në Serie A?