VAR, i mirë apo i keq, në Itali vazhdojnë polemikat.
Gjyqtarët italian shumë e kanë perfeksionuar sistemin e ri VAR, me të cilin po punojnë më së miri, por problemi më i madh qëndron se vendimet që po merren nuk janë të njëjta, sidomos kur bëhet fjalë te disa klube, përcjell Korneri.net
Nga edicioni 2010/11 e deri më sot, ky edicion që është në përfundim e sipër në Serie A ka qenë me më së shumti penallti të akorduara, që shënon rekord pasi deri tash janë dhënë hiq më pak se 159 penallti, por shumica prej tyre kaluan me polemika, kurse ajo që ishte më e keqja gjatë gjithë kësaj periudhe ishin penalltitë që nuk u dhanë dhe ishin të ngjashme me disa që u akorduan, prandaj vlerësimi i gjykimeve nuk ishte e njëjtë për të gjithë.
Lazio dhe Genoa janë skuadrat më të favorizuara sa i përket penalltive të dhëna, pasi deri tash kanë pasur 15 të tilla, ndërsa pasojnë Lecce me 13 dhe Juventus me 12. Skuadra e vetme që nuk ka pasur asnjë penallti është Udinese.
Më poshtë mund ta shikoni listën e skuadrave me penalltitë e gjuajtuara në kllapa penalltitë kundër, dhe tabelën e penalltive në 10 edicionet e fundit në Serie A.
Lazio 15 (6)
Genoa 15 (8)
Lecce 13 (12)
Juventus 12 (10)
Sampdoria 10 (6)
Inter 10 (4)
Roma 9 (9)
Atalanta 9 (6)
Fiorentina 9 (9)
Torino 8 (9)
Milan 8 (7)
Spal 7 (7)
Verona 7 (6)
Cagliari 6 (8)
Bologna 6 (8)
Sassuolo 5 (9)
Parma 4 (10)
Brescia 3 (10)
Napoli 3 (6)
Udinese 0 (9)
