U zhvilluan shtatë ndeshje në NBA, në mbëmjes që e lam pas dhe pa dyshim që veçojmë fitoret e favoritëve si Cleveland, San Atonio dhe Boston.
Kampioni aktual Clivelend Caveliers mposhti Atlanta Hawks në ndeshjen që u shënuan më së shumti pikë gjatë kohës së rregullt në tërë këtë edicion pasi u shënuan hiq më pak se 265 pikë në fitoren e Cavs 135:130.
Kyrie Irving ishte lider i kampionëve me 43 pikë e 9 asistime, ndërsa LeBron James i shtoi 38 pikë e 13 kërcime. Te vendasit u dalluan Tim Hardaway me 36 pikë dhe Paul Millsap me 27.

Edhe San Atonio fitoi në udhëtim 101:98 New Orleans Pelicans. Për fitoren e 47 sezonale u përkujdesën Kawhi Leonard me 31 pikë dhe LaMarcus Aldridge me 21 pikë e 15 kërcime, kurse te Pelicans u veçuan Anthony Davis me 29 pikë dhe Jrue Holiday me 26 pikë.

Klasikja e basketbollit amerikan LA.Lakers dhe Boston Celtic i takoi mysafirëve 115:95. Dikur derbi më i madh, sot ndeshje e rëndomtë pasi Lakers hynë në mesin e skuadrave më të dobëta në NBA. Boston ia shkaktoj disfatën e 43. Lekersa-ve, pas një paraqitje të mirë në tërë ndeshjen pasi të gjitha katër periudhat u takuan Celtics.
Më meritorët në këtë triumph ishin Isaiah Thomas me 18 pikë, Al Horford me 17 dhe Jaylen Broën me 16, ndërsa te Lakers më efikasin ishin, Jordan Clarkson me 20 pikë dhe Dangelo Russell me 17.

Oklahoma pësoi edhe një humbje përkundër paraqitjes së shkëlqyeshme të Russell Westbrook. Thunder humbën nga Phoenix Suns befasisht 118:111, nga njëra prej pesë skuadrave më të dobëta në ligë. Eric Bledsoe ishin lider i Suns me 18 pikë, Devin Booker me 17 dhe T.J Warren me 15, ndërsa as 40 pikët e Russell Westbrook nuk mjaftuan për Thunder.

NBA, rezultatet:
Atlanta – Cliveland 130:135
Orlando– Miami 110:99
Philadelhia 76-ers- New York 105:102
Washington – Toronto 106:114
Milwaukee – LA. Cippers 112:101
Dallas – Memphis 104:100
Phoenix – Oklahoma 118:111
Utah – Brooklyn 112:97
New Orleans – San Antonio 98:101
LA. Lakers – Boston 95:115

Artikulli paraprakTrofeu Mickey Mouse!!!
Artikulli tjetërSacchi për Andrea Belotti: Zoti nuk i ka dhënë shumë talent, por….