Drejtues të Real Madridit gjatë muajit tetor kanë rinovuar kontratën me Gareth Bale i cili do të jetë pjesë e ‘galaktikëve’ minimumi deri në vitin 2022.
Pas kësaj marrëveshjeje uellsiani pritet të përfitojë 63 mijë euro në ditë ose e thënë ndryshe plot 17 milionë euro në sezon, shkruan “Calcio.fanpage.it”.
Sipas mediave italiane klauzola e largimit të Bales është vendosur për një shumë stratosferike e padëgjuar më parë pasi skuadra që e dëshiron sulmuesin anësor duhet të paguajë plot 1 miliardë euro.
Në praktikë, Bale vlen më shumë se e gjithë skuadra e Milanit e cila kushtoi vetëm 750 milionë euro dhe nëse do të zyrtarizohet kjo klauzolë atëherë pa dyshim Bale do të shkruajë sërish një tjetër rekord në futbollin botëror.