Paul Pogba është duke kaluar një moment mjaft të mirë te Manchester United. Ylli francez, ndonëse nuk realizoi në përballjen ndaj Njukastëllit që përfundoi me rezultatin 4-1, ishte protagonist me dy asistime në dy golat e fundit të realizuar nga Bruno Fernandes dhe Lingaard.

Me dy asistimet e djeshme, Pogba shkoi në kuotën e 7 asistimeve në vetëm 4 javët e para të Premier League, duke vendosur kështu një rekord historik.

Sipas ‘Opta’, ky është numri më i lartë që një lojtar ka asistuar pas katër javëve të para në një sezon të Premier League.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here