Pepe Reina dhe Napoli përfunduan bashkëpunimin?
Ndeshja spektakolare në San Paolo e cila i takoi Napolit 3:1 përballë Atalantas, me shumë gjasa ishte e fundit për portierin spanjoll i cili do të transferohet te Paris SG, shkruan Korneri.net.
Reina dhe presidenti Aurelio De Laurentis nuk kanë gjet gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës dhe si i tillë nuk ka mundur Reina të bindet për të qëndruar dhe kur i shtohet interesimi i mad hi PSG, atëherë largimi i portierit është punë e kryer.
Nga ana tjetër për tu finalizuar ky transferim duhet një takim tjetër shtesë në mes portierit dhe agjentit të tij me klubin e pasur francez, por sipas të gjitha gjasave ky është vetëm një formalitet. /Korneri.net