Skuadra e Ponte Prizrenit para ka minutave e zyrtarizoi vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një stinor me fundorin amerikan, Ty Nichols.

Prizrenasit nëpërmjet një njoftimi zyrtar në Facebook, konfirmuan atë që para disa ditëve AsistiOnline.com e kishte paralajmëruar ekskluzivisht, se fundori tejet cilësor nga SHBA-të, Ty Nichols ka rinovuar me KB Ponte Prizrenin edhe për një stinor.

”Të dashur adhurues të basketbollit, në vlugun më të madh të para përgatitjeve për edicionin 2020/21 kemi kënaqësin dhe entuziazmin të prezantojmë përforcimin tonë të parë të huaj i cili vitin që shkoi dëshmoi performancë briliante duke u vlerësuar si njëri ndër fundorët më të mirë në ligë me mesatare prej 21 pikëve 5 kërcimeve 5 asistime dhe 2 topa të rrëmbyer pra ky është Ty Nichols”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit nga Prizreni

Ndërsa në një prononcim për faqen zyrtare të klubit edhe lojtari amerikan është parë të jetë i lumtur me rinovimin e kontratës me prizrenasit dhe ka treguar se ka refuzuar tre oferta nga klube tjera, vetëm e vetëm të mbetet tek klubi i Ponte Prizrenit:

“Më pëlqeu Kosova -Prizreni , mikëpritja e shqiptarëve , ushqimi, korektësia dhe profesionalizmi në klub , një kampionat i bukur përfundoi para kohës për shkak të pandemisë dhe unë do kthehem për tituj në Prizren e veqanërisht do jap maksimumin edhe për trajnerin Arbnor Rifati, ju njoftojë se këto arsye më bërën t’i refuzojë dy oferta nga Targu Mures i Rumanisë dhe nga një ekipi nga Bosna. Menzi pres fillimin e edicionit”, ndër të tjera përfundoi deklaratën Ty Nichols”.

Blend Matoshi, Qëndrim Ajazaj, Mendrit Ademi, Ty Nichols , Leorit Morina, Ensar Muriqi, Endrit Shemsedini, Edison Krasniqi, dhe Jon Pirana janë emrat e firmosur zyrtarisht deri më tani tek prizrenasit.

/AsistiOnline.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here