Daniel Ricciardo është idhulli i shtëpisë në Australi, një ndër pilotët më të shumëpritur në këtë prag sezoni të Botërorit të Formula 1 edhe për faktorin spektakël në pistë. Për të mos humbur ndoshta stërvitjen për spektaklin, Ricciardo u argëtua në Merlburn në një garë më mini motoskafë së bashku me shokun e tij të skuadrës Max Verstappen. Të dy pilotët e Red Bull sfiduan njëri-tjetrin në brigjet e lumit Yarra në qytet dhe ky ishte rasti edhe për të folur për Botërorin që nis zyrtarisht këtë të premte me provat e para të lira. A do të jetë Red Bulli rivalja numër një e Mercedes, piloti 27-vjecar nuk nënvlerëson as Ferrarin.

“Pres që Mercedes dhe Ferrari të jenë të shpejta, testet nuk tregojnë kurrë qartësisht gjithë hierarkinë, por pres që ne të jemi aty duke luftuar me ta, vijmë në këtë garë të parë me shumë besim.”

Vitin e kaluar Ricciardo zuri vendin e katërt në Australi, pastaj u përmirësua gjatë vitit, duke fituar Cmimin e Madh të Malajzisë, si dhe u pozicionua 7 herë në pod. Këtë vit risitë teknike do të zbresin në pista makina shumë më të shpejta, dhe për Ricciardon do të duhet një impenjim më madh.

“Do të kalojmë nëpër kthesa me 40 kilometra në orë më shumë, me siguri që do të jetë dicka shumë argëtuese. Nëse një spektator ka prerë biletën do të shikojë makinat si shigjeta nëpër kthesa shumë më shpejt dhe do të mendoj se i ka shpenzuar mirë paratë e tij.”

Mister për këtë fundjavë mbetet moti, me shira që priten për të shtunën gjatë provave zyrtare dhe gjatë garës së të dielës. Cmimi i madh i Australisë, do të nisë këtë të Diel në orën 07:00 të mëngjesit me atë shqiptare.

Raporti:Supersport.al

Artikulli paraprakKosova zbarkon në Laç, Ujkani synon fitoren
Artikulli tjetërFerdinand isha gati të vetëvritem