Sulmuesi kroat, Ante Rebic ka sulmuar lojtarët e Juventusit duke i akuzuar për simulime. “Ata janë të fortë, por qëndrojnë në fushë tre minuta sapo i prek”, tha Rebic.
Kroati e ndihmoi Milanin të kthet te rezultatet pozitive dhe në fitoren 4-2 kundër Juventusit, por ishte disi i zhgënjyer me disa lojtarë për shkak të simulimeve të tyre. Në një intervistë për “Sportweek” Rebic u shpreh: “Gjatë fitores kundër Juventusit i thashë diçka Higuanit. Nuk jam fans i lojtarëve si Higuaini, ato janë të fortë, por bien në tokë për tre minuta sapo i prek. E njëjta gjë me Bernardeschin dhe e njëjta gjë edhe kundër Spalit. Ibra merr shumë goditje gjatë ndeshjes, por qohet menjëherë në këmbë. Të tjerët qahen shumë. Higuain dhe Szczęsny më thanë mua: Ti po humb 2-0, mos bëj si lider. Unë nuk i’u përgjigja me gojë. i’u përgjigjia Szczęsny në një mënyrë tjetër”.

Rebiç tregoi edhe sesi Rangnick e mori tek Lajpcig. “Gjatë Kupës së Botës në Brazil bëra mirë dhe Rangnick kontaktoi agjentët e mi. Rangnik më tha: Mirëseerdhe në Red Bull. Ku dëshiron të luash tek Leipzig apo Salzburg? Unë zgjodha Leipzigun sepse ato ishin në vend të dytë në atë kohë. Por më bindi edhe projekti i tij dhe koha i dha atij të drejtë”, përfundoi Rebic.
/Panorama Sport