Bayerni Mynihut po marshon fitore pas fitore duke mos hasur asnjë pengesë dhe mos njohur asnjë rival. Verën e kaluar bavarezët triumfuan për herë të katërt radhazi në Bundesligë, duke thyer rekord. Sivjet ata po vazhdojnë me hije kampioni duke korrur tri fitore dhe pësuar vetëm një gol.

Bajerni

Seria dhe pathyeshmëria e Bajernit po e bën Bundesligën si kampionat skocez ku triumfon vetëm Sëlltiku. Mendimtarët gjermanë duan të thyejnë disi këtë “pushtim” nga bavarezët dhe po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’i dhënë shanse reale për të fituar titullin një prej katër skuadrave të para të renditura në fund të sezonit.

Ish-presidenti i Ligës gjermane, Volfgang Holchojzer, ka parashtruar një projekt që në vitin 2013, kur titulli në Bundesligë të vendosej si në hokej në akull apo në basketbollin gjerman. Reforma e tij me “play-off” u përqesh nga klubet gjermane, por tani është kthyer në çështje aktuale.

Holthojcer

“Play-off” me 4 ekipe

Ish-bosi i Leverkusenit dhe ish-zyrtari prej 23 vitesh pranë federatës gjermane, Holchojzer, parashtron modelin e ngjashëm me kampionatin belg. Ai ideon dy gjysmëfinale: Vendi i parë të përballet me vendin e katërt, ndërsa i dyti me të tretin. Fituesit e dy gjysmëfinaleve përkatëse të përballen në finale dhe vulosin titullin kampion.

“Po mendohet seriozisht reforma e Bundesligës dhe po bëhet temë aktuale. Në fund të sezonit, katër vendet e para duhet të shkojnë në “Play-off”. Dominanca e një klubi të vetëm nuk i bën mirë konkurrencës gjatë sezonit. E bën monotone. Ky model u bën mirë edhe klubeve për të pasur partneritet më të mirë me sponsorët. Por, ku kampioni vendoset që në tetor, atëherë ku është kurioziteti këtu?”, u shpreh ishkreu i Ligës gjermane, Volfgang Holchojzer gjatë një interviste për “Kicker”.

Tuhel vs Guardiola

Bëhet e ditur se kjo reformë po diskutohet mes Ligës dhe federatës gjermane. Mbështetës i kësaj ideje është edhe trajneri i Dortmundit, Tomas Tuhel. “Pse jo? Do t’i jepej një shans për të fituar titullin vendit të dytë, të tretë dhe të katërt. Modelin e ‘play-off’-eve nuk e shoh të sforcuar. Jam shumë i hapur për ndryshimet e rregullave”, nënvizoi Tuhel.

I këtij mendimi është edhe ish-presidenti i Frankfurtit, Heribert Bruhagen. “Në 2013-n e mora këtë reformë me të qeshur, por e shoh që është jetike dhe e domosdoshme. Duhet menduar mirë. Në të kaluarën nuk ishte e nevojshme, se kishte raste që titulli të vendosej në javën e fundit me golaverazh. Reforma do t’u sillte të ardhura më shumë klubeve”, tha Bruhagen

Artikulli paraprakDrita shkëndije për Milanon, vjen fitorja e dytë rradhazi!
Artikulli tjetërBarcelona marrëveshje me 2 yje