Federico Dimarco ka lënë shenjë në debutimin e tij si titullar me fanellën zikaltër. Pasi zëvendësoi Bastonin në mbrojtjen me tre, italiani bëri shumë mirë në atë rol dhe gjeti edhe rrugën e rrjetës me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë fantastike.

Një shigjetë e vërtetë goditja e Dimarkos, i cili me të majtën regjistroi një shpejtësi të frikshme të topit prej 106 km/orë dhe me një saktësi të admirueshme shënjestroi trekëndëshin e djathtë të Auderos, aty ku portieri nuk mund të arrinte.

Pavarësisht golit të mbrojtësit, Interi nuk arriti të fitonte ndaj Sampdorias, gjë që ia zbehu disi gëzimin 23- vjeçarit.

“Kam ëndërruar shpesh për këtë ditë dhe kam punuar shumë për të qenë këtu. Jam tepër i lumtur për golin, por fatkeqësisht nuk arritëm dot të merrnim tri pikët, që është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Dimarco në përfundim të ndeshje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here