Për t’u realizuar investimi i bërë nga UEFA përmes FFK-së, në stadiumin e Obiliqit “Agron Rama”, duhet që parcela që i përket këtij stadiumi të kalojë nga pronësia e AKP-së në pronësi të Komunës së Obiliqit.

Kjo ishte temë diskutimi gjatë takimit të sotëm mes kryetarit të komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit z.Kujtim Shala.

Ministri Shala tha se e përkrahë komunën e Obiliqit, i cili përmes një kërkese që do t’ia drejtoi  Ministrisë së Financave, do t’ia sqaroi kësaj të fundit, rëndësinë e bartjes së pronësisë së kësaj parcele.

“Ky investim sa është i rëndësishëm për komunën e Obiliqit, aq ka rëndësi edhe për sportin në nivel nacional të Kosovës”, theksoi ministri Shala.

Kryetari Gashi e falënderoi Ministrin Shala për këtë mbështetje duke thënë se dëshiron bashkëpunim të mëtejshëm mes Komunës së Obiliqit dhe MKRS-së.

Artikulli paraprakKupa e Anglisë sjell përfitime marramendëse nga të drejtat televizive
Artikulli tjetërZubizarreta drejtor sportiv në skuadra franceze