Nuk ka as më të voglin dyshim se Milan është në krizë të thellë të rezultateve, ku një pjesë të fajit e ka edhe sulmi, pasi në tetë xhirot e fundit ka shënuar vetëm pesë gola, duke shpërdoruar me dhjetra raste të pastërta për shënim.

Në fakt, nëse krahasohet efikasiteti i Milanit me Napolin që ka shënuar 28 gola në tetë xhirot e fundit apo edhe të Fiorentinës 16, Interit 15, Lazios 14, Juventusit 13, Atalantës 12, por edhe të Romës 9, skuadra e drejtuar nga Montella problemet kryesore dukët që i ka në sulm pasi mbrojtja sado që ka probleme është duke i’a dalur që të paraqitet pergjithsisht mirë, kurse mesfusha sado që është me mungesa vazhdimisht përpiqet ti fus në zjarr lojtarët e sulmit.

Do të ketë përmirsime apo jo, kjo mbetet të shihet, por një gjë është e sigurt se viti 2017 nuk është duke shkruar sipas planit të zyrtarëve të Milanit dhe trajnerit Vincenzo Montella.

Artikulli paraprakDeklaratë shokuese nga Perez: Këta lojtarë të mëdhenj u transferuan te Real Madrid për të përfituar nga shitja e…
Artikulli tjetërRizzoli ftohet për Botërorin 2018, ai e refuzoi punën atje!