Real Madridi do të përballet në ditën e nesërme për gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve kundër Al Jazira. Në pamje të parë çdo gjë duket e thjeshtë për madrilenët, por gjithçka nis të komplikohet paksa kur mësohet se kush qëndron mbrapa klubit të Al Jazirës.

Presidenti i këtij klubi është njëkohësisht edhe presidenti i Manchester City, New Yorkut, Melburnit dhe Jokohama Marinos. Sheiku Mansour bin Zaied ka një pasur prej 23 miliardë dollarësh.

Dëshira e tij e vetme është të pushtojë botën e futbollit. Kjo është duke u arritur pasi hapin e parë sheiku e ka ndërmarr me aksionet e Mançester Sitit. Vendi ku stërvitet ekipi i Al Jazirës është përrallor dhe jashtë çdo limiti për një klub të këtij niveli. Megjithatë kampionët e Spanjës duhet të bëjnë kujdes, pasi përtej cilësive në fushën e lojës, premio për “kokën” e tyre nuk do të kursehet në asnjë qindarkë. /vipsport.al/

(Vendi ku stërvitet Al Jazira)

 

Artikulli paraprakPo vuan tek Milani, Ronaldo ia këshillon këtij klubi Silvan
Artikulli tjetërGattuso i vendosur lufton për këtë trofe me Milanin