Tjetër ofanzivë e Real Madridit drejtë skuadrave nga Premier League.
Florentino Perez nuk nuk e ka harruar futbollistin francez, Claude Makélélé i cili ka qenë shtylla e mesfushës para më shumë se një dekade te mbretërit, andaj për ta mbuluar pozitën e mesfushorit defanziv po mundohet të sjell pasardhësin e tij, N’Golo Kanté, shkruan Korneri.net.
Sipas mediave britanike, Perez është gati t’i ofrojë Chelsea hiq më pak se 60 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit francez, edhe pse klubi londinez shumë vështirë të privohet nga lojtari shumë domethënës, mëson Korneri.net.
Kante kaloi në Leicester City te Chelsea vberën e kaluar për 32 milionë funte.

Artikulli paraprakBarcelona me ide të çmendur shkëmbimi “kokë me kokë” me këtë mbrojtës nga Premier League….
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Bologna – Roma