Real Madrid tregon edhe njëherë forcën e karakterit derisa fitoi me përmbysje në udhëtim ndaj Las Palmas me rezultat 2-1.

Madrilenët pësuan të parë në fraksionin e dytë, kur në minutën e 53, Munoz mposhti portierin Lunin. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti ia dolën të përmbysnin falë golave të Vinicius Junior dhe Tchouameni, respektivisht në minutat 65 dhe 84.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe madrilenët morën tre pikë shumë të rëndësishme, teksa tashmë ngjiten në kuotën e 54 pikëve dhe për momentin ngjiten në vendin e parë duek kaluar Gironën. Ndërkohë, Las Palmas mbetet në vendin e tetë me 31 pikë.

Artikulli paraprakBayern fitoi mezi, Werder po fluturon, Sttuttgart deklasoi Leipzigun
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Milan-Bologna