Reali ngjitet në krye të klasifikimit të La Ligas falë fitores së thellë 4-1 me Villarrealin. “Los Blancos” parakaluan në renditje Gironan (një pikë më shumë), që luan këtë të hënë me Alavesin.

Sa i përket kronikës së takimit të “Bernabeut”, golin që zhbllokoi takimin e shënoi Bellingham, falë bashkëpunimit me Modric. Të dytin e shënoi Rodrigo, për të ardhur më pas te goli i Morales, për 2-1. Gjithsesi, Reali e mbylli shpejt fitoren me golat Diaz dhe Modric.

Villarreali reziston vetëm 25 minuta lojë në takimin me Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu”. “Los Blancos” shpikën nga hiçi një gol të shënuar me mjeshtëri nga Bellingham, i asistuar nga Luka Modric me një harkim perfekt.

Portieri i Villarrealit, pavarësisht përpjekjeve për ta larguar topin, u kap në kundërkohë, 1-0. Reali gjeti golin e dytë me Rodrygon në të 37-tën. Takimi u rihap në minutën e 54-t, falë golit të Morales, pas pasimit të zgjuar të Terrats.

Shuhet shpejt ëndrra e Villarrealit për të bërë befasinë. Diaz lëviz bukur mes mbrojtësve duke shënuar të tretin.

Mbyll përfundimisht ndeshjen Luka Modric, me golin e 4-1.

Artikulli paraprakLille nuk lejon PSG të fitoj, David ua ndali festën kryeqytetasve
Artikulli tjetërSevilla po bëhet me trajner të ri