Nuk arriti dot që të bënte surprizën në Kupën e Mbretit përballë Realit të Madridit, por Elche ka shtangur të besuarit e Ancelottit në “Bernabeu”, duke barazuar 2-2 në sfidën e javës së 22-të të kampionatit spanjoll.

Miqtë kalojnë në avantazh të dyfishtë, por madrilenët kundërpërgjigjen fillimisht me Modric, që shënon nga pika e bardhë dhe më pas me Militao, që barazon takimin në minutat shtesë.

Benzema ka pasur një mundësi të artë për të kaluar skuadrën në avantazh në pjesën e parë, por është treguar i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pavarësisht këtij hapi fals, Reali i Madridit vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes së LaLigas. Elche konfirmon momentin e mirë që po kalon dhe tregon se është “macja e zezë” e skuadrës së Ancelottit.

Osasuna ka marrë një fitore të çmuar në transfertë përballë Granadas në ndeshjen tjetër të kampionatit spanjoll që është zhvilluar në mesditë. / Oversport.tv

Spanjë – LaLiga / Java e 22-të

Real Madrid-Elche 2-2

Modric 82’ (pen), Militao 90+2’ / Boye 42’, Milla 76’

Granada-Osasuna 0-2

D.Garcia 64’, K. Garcia 89’

Artikulli paraprakRrahmani dhe Veseli protagonistë! Fluturon Spezia, Raspadori shtang Torinon
Artikulli tjetërSpalletti: Milan-Juve? Do ta shoh, sepse gjithmonë mëson nga këto skuadra