Problemet fizike nuk po kanë fund në radhët e Real Madrid.

Pas lëndimeve të Guler, Militao e Courtois, tashmë radha është e Vinicius Junior. Braziliani ndjeu një shqetësim muskulor në këmbën e djathtë në transfertën e Real Madrid në Balaidos ndaj Celta Vigos. Sulmuesi u zëvendësua në minutën e 18-të për të mos rrezikuar.

Ndjesitë e para ishin se bëhej fjalë për një dëmtim të lehtë dhe kalimtar, mirëpo dy ditët e fundit kanë treguar se dëmtimi është më serioz nga sa parashikohej. Këto dy ditë e enjtura në këmbën e Vinicius nuk është larguar dhe dhimbja nuk është zbutur. Ndaj, këtë të hënë, Vinicius do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike e cila është e vetmja mënyrë për t’i dhënë përgjigje dilemave të Real Madrid dhe vetë lojtarit.

Me zhvillimet e reja duket se zgjatet edhe koha e rikthimit në fushë për Vinicius. Tashmë e sigurt është se lojtari do të humbasë ndeshjen e radhës të Real Madrid me Getafen, do të humbasë gjithashtu edhe grumbullimin me Brazilin dhe do të jetë jashtë edhe për ndeshjet me Real Sociedad dhe sfidën e parë në fazën e grupeve të Champions League.

Mbetet në dyshim prezenca e Vinicius edhe për derbin me Atletico Madrid të datës 23/24 shtator apo edhe për ndeshjen e radhës në fundin e shtatorit ndaj Las Palmas. Një situatë e cila mund të detyrojë Realin edhe të rikthehet në transferime, pavarësisht se trajneri Carlo Ancelotti e konsideroi të mbyllur.

Artikulli paraprakNapoli nuk gabon, Lazio dëshpëron sërish tifozët e vet
Artikulli tjetërNjë penallti e padhënë që çmend Bolognan, Motta zbulon bisedën me arbitrin