Real Betis-Real Madrid ndajnë pikët në javën e 16-të La Liga me sfidën që u mbyll me barazimin 1-1.

Ndeshja e luajtur në “Estadio Benito Villamarin” rezultoi shumë e luftuar, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura.

Ndërsa në minutat e para të pjesës së dytë, më saktë në minutën e 53’ pas një super asisti të dhuruar nga Brahim Diaz, Bellingham kalon madrilenët në avantazh.

Megjithatë në minutën e 66’ Ruibal realizon me një goditje spektakolare dhe i jep barazimin ekipit të Betis.

1-1 dhe Real Betis renditet në vend të shtatë me 26 pikë, teksa Real Madrid merr momentalisht kreun me 39 pikë.

Artikulli paraprakArlind Shala trajneri specialist në rikthimin në formë të futbollistëve
Artikulli tjetërAtalanta mposhti Milanin, skuadrën më të pafat dhe më të shënjestruar nga gjyqtarët në Itali