Real Madridit i takoi El Clasico nr.182.

Madrilienët triumfuan 2-1, por shumë lehtë kanë mundur të fitojnë më bindshëm me rastet e krikuara dhe shtyllat që i qëlluan, shkruan Korneri.net

Reali luajti shumë më mirë në pjesën e patë dhe arriti të realizonte dy herë me supergolin me thembër të Karim Bemzema dhe Tony Kross, me ndihmën e Sergiño Dest dhe Jordy Alba.

Barcelona luajti pak më mirë në pjesën e dytë dhe përmes mbrojtësit Óscar Mingueza, u kthyen në lojë. Më pas përballja ishte shumë e zjarrtë nga të dyja skuadrat, me raste dhe emocione, por pa ndryshim rezultati. Në minutën e 94, Dembele e qëlloi tranzverzalen.

Për momentin Real Madridi është lider me 66 pikë sa i ka edhe Atl.Madrid që të dielën luan me Betisin në udhëtim, kurse Barcelona mbetet me 65 pikë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here