Skuadra e Real Madridit me fitoren ndaj Deportivo La Coruna 6:2, shënoi triumfin e 12 në 13 ndeshjet e këtij stinori pa Cristiano Ronaldon në fushë.
Përbërja e Zinedine Zidane luan për mrekulli dhe shumë bindës kur në lojë nuk është lojtari më i mirë në planet, shkruan Korneri.net.

“Klubi bretëror” ka shënuar 49 gola në portat kundërshtare pa sulmuesin më të mirë, që do të thotë se Reali shënon mesatarisht nga katër gola kur portugezi nuk është në fushë.
Cristiano këtë stinor ka luajtur në 37 ndeshje prej të cilave 25 në La Liga, ndërsa për dallim më vitet tjera ai ka shënuar vetëm 19 gola në kampionat, ndërsa në Ligën e Kampionëve 7, prej të cilave vetëm 5 klubit gjerman Bayern Munchen, përcjell Korneri.net.

Real Madridi në stinorët e kaluar kishte telashe të mëdha në lojë pa portugezin, por këtë stinor apsolutisht Reali po luan më mirë pa Ronaldon.
Madrilienët aktualisht ndajnë pozitën e parë me Barcelonën nga 78 pikë, derisa skuadra e Zidane ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Cholo” i befason neroaxurët!
Artikulli tjetërJuventus skuadra e vetme në Evropë që mund ta fitoj “tripletën”