Real Madrid kualifikohet mes kontenstimesh nga ana e tifozëve të vet për në raundin tjetër të Kupës së Mbretit. Sfida e luajtur në “Santiago Bernabeu” përfundoi 2-2, por madrilienët u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 4-2 pas fitores 2-0 në takimin e parë.

Vërshëllima dhe shami të bardha kanë shoqëruar Real Madrid në dhomat e zhveshjeve në fundin e pjesës së parë të ndeshjes së Kupës së Mbretit mes madrilenëve dhe ekipit të Segunda B, Fuenlabrada.

Madrilenët mbyllën pjesën e parë në disavatazhin 0-1 ndaj këtij ekipi modest. Skuadra e Zidan kishte menduar se do të kualifikohej shumë lehtësisht përballë ekipit të vogël, të cilin e kishte mundur 2-0 në udhëtim në ndeshjen e parë.

Por duke mos prodhuar lojë, skuadra madrilene i dha mundësinë musafirëve të rrezikonin edhe ata arritën të kalonin në avantazh me anë të Milla në minutën e 25 duke hapur edhe një herë fatin e kualifikimit.

Në pjesën e dytë, aktivizimi i Gareth Bale ndryshoi situatën, pasi madrilenët përmbysën shifrat me dy gola të Borja Majoral.

Gjithsesi, Fuenlabrada mori një barazim me vlera morale duke shënuar me Portilla-n në minutën e 89-të që çoi shifrat në 2-2.

Artikulli paraprakEdhe një brazilian i famshëm po largohet nga futbolli
Artikulli tjetërArsenali “peshkon” në Turqi