Gabimet katastrofale të Raphael Varane i dhanë fitoren e sigurtë Man.City.
Paniku në mbrojtje në mungesë të kapitenit Sergio Ramos, kampioni botëror i Francës i ka dhënë ‘Manchester Cityt’ dy shanse shënimi, të shfrytëzuara nga Sterling dhe Gabriel Jesus, në ndeshjen e kthimit të 1/16 së finales në Champions League, përcjell Korneri.net
Me këtë rast Real Madridi eliminohet shumë herët nga gara, por Varane e pranoi publikisht se faji i tij Reali humbi dhe eliminohet nga Man.City.
“Kjo humbje është faji im “, e pranoi Varane. “Ndonjëherë ju mund të dështoni. Unë bëra dy gabime dhe unë duhet të marr përgjegjësinë për humbje. Nuk di si t’i shpjegoj gabimet e mia, ishte një natë e ndërlikuar për mua”, ka thënë pas ndeshjes francezi që luajti sikur të ishte ndeshja e tij e parë në karrierë. /Korneri.net