Nga Spanja po shtohen gjithmonë e më shumë zërat për kalimin e mundshëm të Leonardo Bonuccit te Reali i Madridit. Shtypi sportiv në Spanjë bën me dije se Florentino Perez ishte shumë afër mbrojtësit kuqezi që në verë. Në atë kohë Bonucci konsiderohej si zëvendësuesi i Pepes, por në fund u vendos të besohej te Varane.

Situata duket se ka ndryshuar, duke parë problemet fizike të francezit. Reali tani duket i vendosur për të marrë lojtarin e Milanit, edhe pse me këtë skuadër ai ka shfaqur një formë të dobët.

Gjithmonë sipas shtypit spanjoll, lojtarët e Realit do të ishin të kënaqur me ardhjen e Bonuccit. Italiani ka një raport shumë të mirë me Sergio Ramosin, ndërsa Cristiano Ronaldo e konsideron një nga mbrojtësit më të fortë që ka pasur si kundërshtar. Pengesa më e madhe është Milani, që nuk dëshiron ta shesë lojtarin. Por kualifikimi i munguar në Champions League i kuqezinjve për sezonin e ardhshëm mund t’i ndryshojë “kartat” mbi tavolinë.

Artikulli paraprakBallack e Lampard rikthehen te Chelsea!
Artikulli tjetërZyrtare: Ky është trajneri i ri i Borussia Dortmund