Asnjë befasi në Madrid.

Reali mposhti Liverpoolin me rezultat 3-1, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke bërë një hap gjigant drejt gjysmëfinales, edhe pse asgjë nuk është e përfunduar, shkruan Korneri.net

Vinicius Junior e kaloi në epërsi Real Madridin, kurse e dyfishoi rezultatin Marco Asensio pas gabimit të madh të mbrojtësit Arnold. Liverpool luajti mirë 10 minuta të pjesës së dytë kur Muhamed Salah, pak edhe me fat arriti ta kthente në lojë skuadrën angkeze, mirëpo sërish gjiganti evropian e mori në kontroll lojën dhe me Vinicius Junior e shënoi edhe golin e tretë.

Pas një jave luhet ndeshja e kthimit, dhe kampionin anglez e pret punë e vështirë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here