Nuk ka ndodh një kohë të gjatë që nga shiu i madh që binte gjatë tërë kohës në Madrid, stadiumi Santiago Bernabeu të mos jetë i mbushur deri në fund, por ndoshta edhe kundërshtari përveç shiut nuk ishte i fortë që interesimi të jetë më i madh.

Mirëpo, Reali fitoi me vuajtje pasi mysafirët 12 minuta para fundit huqën penalltinë e cila ka mundur t’iu sjell atyre barazimin senzacional. Pikërisht nga penalltia u shënua goli i parë nga Cristiano Ronaldo, ndërsa i njëjti shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë dhe u kthyen në lojë kur Carlos Carmona shënoi, ndërsa penalltinë e huqi Duje Cop. Reali mbetet i pari në La Liga, për momentin +7 nga Barcelona.

 

Artikulli paraprakLiverpool barazohet me Man,City, festival golash në Swansea
Artikulli tjetërBasaksehir nuk humbi as nga Besiktas