Reali i Madridit ka arritur të regjistroj një tjetër fitore në garën për titullin kampion në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga, Carlo Ancelotti, ka arritur të fitoj ndeshjen përball avelta Vigos me rezultatin 1-2.

Benzema, ka qenë ai që i ka dhuruar këtë fitore ekipit “galaktikëve”, ku me 2 realizimet nga pika e bardhë e penalltisë ka vulosur fatin e ndeshjes, kurse edhe Nolito shënoi nga penalltia.

Me golat e ndeshjes së ditës së sotme, Benzema shkon në kuotën e 34 golave personal përgjatë sezonit, duke e bërë këtë sezonin më të suksesshëm të karrierës së tij.

Reali lë pas kështu zhgënjimin e humbjes në “El Classico”, duke e fokusuar sërish vëmendjen tek gara e titullit kampion në Spanjë.

Artikulli paraprakLazio sigurtë ndaj Sassuolos
Artikulli tjetërMan.United nuk fitoi as këtë herë