Real Madridi nuk e la pa e shfrytëzuar rastin për tu bërë lider në La Liga.
Mbretërit shënuan fitore 1-2 ndaj Real Sociedad, dhe me bilanc më të mirë ndaj “bluagranave” në ndeshjet direkte, kaluan në pozitën e parë të klasifikimit, shkruan Korneri.net
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por gjërat ndryshuan në të dytën. Në fillimin të pjesës së dytë gjyqtari dhe penallti për Realin, vendim që u konfirmua nga sistemi VAR. Në gol e ktheu mbrojtësi Sergio Ramos.
Pak para se Karim Benzema të shënonte golin e dytë, Adnan Januzaj realizoi gol, por u anulua për pozicion jashtë loje, gjithmonë pas sistemit VAR.
Sociedadi, ia doli pas disa mundësve të shnënoi për 1-2 me anë të Merino, por nuk u mjaftoi vendësve për të shmangur humbjen, që ishte e dyta radhazi në La Liga. /Korneri.net