Reali i Madridit po pret merkaton e janarit për të firmosur me një mbrojtës, i detyruar nga dëmtimet e David Alabas dhe Eder Militaos.

AS raporton se presidenti Florentino Perez po tenton të rikthejë Raphaël Varanen në “Santiago Bernabeu”. Qendërmbrojtësi francez ka humbur postin e titullarit te Manchester United, ekip ku këtë sezon po luan fare pak.

Dhe rikthimin te “Los Blancos” do e priste me kënaqësi të madhe. 30-vjeçari kaloi 10 sezone fantastike me skuadrën spanjolle. Gjatë së cilave Varane fitoi në total 18 trofe me Realin, mes tyre katër herë Champions League.

Artikulli paraprakJuve e fitoi ndeshjen aspak të lehtë te Frosinone
Artikulli tjetërWest Ham lehtë ndaj Man.United