Edhe pse nuk luajti më mirë, Real Madrid e mposhti Bayern Munchen-in, dhe atë në Allianz Arena 1:2.
Kampionët aktual po dëshmojnë edbe njëherë se janë të pankokurrencë në këtë garë madhore evropiane, andaj mund t’i mposhtin kundërshtarët edhe atëherë kur nuk bindin shumë me lojë, shkruan Korneri.net
Mehjithatë, vendasit ishin ata që kaluan të parët në epërsi me golin e bukur të mbrojtësit Joshua Kimmich, që doli të jetë goli i fundit për bavarezët.
Me një supergol në fund të pjesës së parë,Reali e barazoi rezultatin përmes brazilianit Marcelo, që praktikisht shënoi pas gjuajtjes së parë të madrilienëve.
Në pjesën e dytë futet në lojë Marco Asensio në vend të Isco, dhe ky zëvendësim doli i qëlluar nga Zidane, pasi pikërisht spanjolli i talentuar e shënoi golin e fitores.
Bayern pati shumë taste deri në fund, mirëpo të gjitja tentimet e bavarezëbe i ndali portieri Keylor Navas.
Reali ka përparësi të madhe para ndeshjes së kthimit, por asgjë të sigurtë. /Korneri.net