Real Madrid dhe Villarreal kanë arritur një marrëveshje për të transferuar sulmuesin japonez Takefusa Kubo në huazim për sezonin 2020-2021.
Njëri ndër lojtarët më të talentuar në botën e futbollit, ende nuk është i gatshëm të mbajë barrën e klubit kryesor evropian, andaj mbretërit vendosën që ta huazojnë sërish në mënyrë që të merr edhe më shumë përvojë në La Liga, përcjell Korneri.net
19-vjeçari Kubo më herët ishte huazuar te Mallorca, skuadër e cila nuk ia doli të shpëtonte andaj do të luaj në një rang më të ulët të futbollit spanjoll, kurse Kubo në 34 ndeshje shënoi 4 gola e 3 asistime. /Korneri.net