Real Madrid mposhti Dortmundin 3:2, në ndeshjen aspak të rëndësishme sa i përket kualfikimit, pasi mbretërit më herët siguruan plasmanin tutje.
Borja Mayoral dhe Crsitiano Ronaldo shënan golat e parë, por supersulmuesi në larhim Pierre-Emerick Aubameyang barazoi rezultatin me dy gola të shpejtë, ndërsa Lucas shënoi një gol të çuditshëm për rezultatin final.

Tottenhami si lider i grupit pati trening përballë APOEL duke fituar në fund 3:0. Fernando Llorente, Son-Heung Min dhe Georges-Kevin N’Koudou realizuan golat e Spurs, që në Ligën e Kampionëve patën edicion të mirë deri këtu, çka nuk mund të thuhet edhe në Premier League. /Korneri.net

Artikulli paraprakBesiktasi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve, Porto deklasoi Monacon
Artikulli tjetërTë hënën shorti i Champions, caktohen vazot