Kur je klubi më i madh botëror, kampion aktual evrpopian dhe i shtetit tëndë, atëherë pak lojtarë, për mos thënë asnjë nuk i thotë “jo” një emri si Real Madrid.
Klubi mbretëror është shumë pranë zyrtarizimit të njërit prej talentëve më të mëdhenjë spanjoll që vjen nga Betis, shkruan Korneri.net.
Fjala është për mesfushorin qëndror, Dani Ceballos i cili ka shkëlqyer në Kampionatin e spo përfunduar Evropian për U21, e mos të flasim në fanellën e Betisit që dy vitet e fundit. 20-vjeçari do të finalizoj transferimin te Reali më së largu në 48 ose 72 orët e ardhshme. Ceballos ishte shënjestër edhe i Barcelonës dhe Juventusit, por ai ka vendosur të luajë te “los blancos”. /Korneri.net