Real Madrid nuk kërkon që të humbasë terren në garën për të afruar super talentin e Monacos, Kylian Mbappe. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja spanjolle “Marca”, që shkruan se 18-vjeçari është synimi kryesor i “galaktikëve”.

Mbappe po bëhet protagonist jo vetëm në Francë por edhe në Champions League, teksa këtë sezon ka realizuar në total 21 gola në 34 ndeshje që ka luajtur me ekipin e tij.Madrilenët mendojnë se 100 milionë euro do të mjaftojnë për të bindur drejtuesit e Monacos.

Artikulli paraprakÇudi kineze: Skuadra luan me 12 lojtarë!
Artikulli tjetërLyon sulmohet nga tifozët e Bastia (Video)