Real Madrid nuk ka mundur të marr më tepër se një barazim në shtëpi nga përfaqësuesi angel Tottenham Hotspur, pasi skuadrat barazuan me rezultat 1-1.

Londinezët zhvilluan një ndeshje fantastike madje në disa raste sikurse të ishin më konkret kanë mundur të marrin pikë të plota. Skuadra e Pocchetinos, kaloi e para në ep♪rsi pas autogolit të Varane, kurse Cristiano Ronaldo barazoi gjithçka, pasi një penallti të fituar nga Kroos, e riktheu në gol në fund të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë të ndeshjënb dy skuadrat patën rastet e veta, mirëpo portierët në të dy anët bën më së miri detyrat duke neutralizuar gjithçka.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Borrusia Dortmund nuk po gjen formën e dikurshme në Ligën e Kampionëve, pasi edhe pas tre xhirove të para nuk ka arritur fitorën. “Milionerët”, kësaj rradhe barazuan në Qipro, me Apoel Nicosia me rezultat 1-1.

Të dy golat u shënuan brenda pjesës së dytë. Fillimisht vendasit kaluan në epërsi me anë të Mickael Pote 62′, kurse greku Sokratis pas pesë minutash barazoi rezultatin.

Real Madrid mbetet lider i Grupit H, me 7 pikë aq sa ka dhe Tottenham që së bashku me kampionin e Evropës duket se do të kalojnë grupin. Për Dortmund e Apoel, këto ishin pikët e para të këtij edicioni.

Artikulli paraprakMan. City për katër minuta i’a ‘preu’ këmbët Napolit! Shakhtar fitoi te Feyenoord
Artikulli tjetërBesiktas “pushton” principatën franceze! Leipzig tregohet me “krahë” ndaj Porto-s