Pas konfirmimit nga agjenti i lojtarit, tashmë thuajse është zyrtare pasi mediat spanjolle kanë arritur të zbulojnë që James Rodriguez sezonin e ardhshëm do të largohet nga Real Madrid.

Mesfushori kolumbian verën e ardhshme pritet të bashkohet me skuadrën e Manchester United e cila pritet të shpenzojë 50-60 milionë euro, shkruan “Don Balon”.

Arsyeja e largimit të mesfushorit kolumbian nga ‘Santiago Bernabeu’ është pa dyshim hapësirat e vogla të ofruar nga trajneri francez Zinedine Zidane.

Në krahun tjetër Jose Mourinho ka shfaqur një interesim të madh për lojtarin në fjalë.

Artikulli paraprakHumbi 11-0, Nevil Dede: U tradhtova nga lojtaret kosovare
Artikulli tjetërPep Guardiola nuk i ndahet Bundesligës, Ja pse…