Real Madrid merr pikët e plota në takimin e parë të La Liga, në transfertë ndaj Athletic Bilbao.
Në sfidën që rezultoi shumë e luftuar, ekipi i Ancelotti-t mori avantazhin në minutën e 28’ me Rodrygo-n.
Vetëm tetë minuta më pas, Bellingham, i cili e kishte këtë ndeshjen debutuese në La Liga realizoi një perlë, duke dyfishuar avantazhin e “Los Blancos”.

Në pjesën e dytë, rastet për të shënuar ishin të shumtë nga të dyja skuadrat, megjithatë takimi u mbyll me rezultatin 0-2.