Sergio Ramos, pak më parë ka dalë në deklaratë për mediet në kuadër të ndeshjes që do të zhvillojë të nesërmen ndaj Bayern Munchen në “Bernabu”, por dhe për shumë çështje të tjera.

Ramos së pari nis të flasë për përvojat dhe ndenjat që po përjeton në këtë fazë që ndodhen aktualisht: “Për Real Madridin, fakti se ka mundësinë për të luajtur një tjetër finale radhazi, përbën një motivim shtesë, një çmim për sakrificë dhe këmbëngulje. Ne kemi përvoja të shumta, e dimë se çfarë do të thotë për të luajtur në këtë pikë të Champions-it. Shpresojmë shumë se do të hyjmë në stadiumin e Kievit dhe të triumfojmë”.

Ramos ka folur edhe se cilat ishin meritat e fitores në Gjermani: “Ne kemi respekt të madh për të gjithë, por jemi indiferentë ndaj atyre që flasin më shumë jashtë fushe. Historia e Real Madridit është atje. Kush ka dyshime se kemi fituar me fat në “Allianz Arena”, e ka gabim. Le të shohë arkivën. Ne kemi marrë atë që donim dhe duam që të vazhdojmë të ecim në atë mënyrë. Ne nuk luajtëm për të mos pësuar dhe humbur, pra për një barazim 0-0”.

Më shumë vlen Champions-i apo dopieta: “Klubi ka bërë një sezon të madh, edhe pse na mungon titulli në La Liga dhe Kupa e Mbretit. Mos harroni se kemi mundësi të fitojmë Ligën e Kampionëve. A është plus, apo ekuivalent me dy trofetë kombëtarë, kjo mbetet në vlerësimin e cilitdo. Për mua, ky futet te sezonet e mëdha të Real Madridit”.

Mbrojtësi i madrilenëve ka cekur edhe ndeshjen që zhvilluan ndaj Juventus në shtëpi: “Pas asaj që ndodhi në çerekfinale, nga kjo përvojë e keqe mësohet më shumë. Kemi punuar mirë, mendoj se gjëja më e rëndësishme është që ta marrim çështjen e kualifikimit sikur e fillojmë nga 0-0”.

Tri finale të njëpasnjëshme: “I japim rëndësi kësaj gjëje. Të gjithë po e bëjmë të pamundurën të lehtë, të cilën askush nuk e kishte realizuar. Kemi fituar tre Champions aq afër, së bashku, çka na motivon çdo ditë për t’i përmirësuar arritjet”.

Çfarë peshe iu japin tifozët në shkallët e stadiumit “Unë përfitoj nga ky rast për t’i apeluar ata ta mbushin “Bernabeu”. Ngjarjet e mëdha në këtë stadium janë një çmim edhe për ta. Ne kemi nevojë për dashurinë dhe mbështetjen e tifozëve. Unë kam jetuar netë magjike me ta”.

Nëse ekipi ndihet i pamposhtur: “Unë e shijoj Champions-in shumë, sepse, pas kaq shumë vitesh, ku ndonjëherë ramë në 1/8 finale, të jemi prej vitesh radhazi në gjysmëfinale dhe finale. Ne nuk jemi të pamposhtur. Do të vijë një ditë kur Real Madridi të humbasë dhe një tjetër skuadër do ta fitojë Champions-in”.

Çfarë do të thotë të shkosh në finalen e Kiev-it: “Do të ishte një shpërblim për punën. Përderisa jemi me meritë të plotë në gjysmëfinale, do të dëshironim ta kemi sërish atë mundësi si në dy sezonet e kaluara”.

Artikulli paraprakValverde: Nuk doja të fitoja titullin në këtë mënyrë por kështu është futbolli
Artikulli tjetërSKANDALOZE: Gjyqtari i katërt shtyen fitoren e Juventusit tek kolegët e tij (Video)