Sulmuesi i talentuar brazilian, Vinicius Junior ka befasuar të gjithë pasi nuk do të ndjekë rrugët e Neymarit te Barcelona por te Real Madrid.
Rivalët e përjetshëm të katalanasve janë duke negociuar me 16-vjeçarin i cili është pjesë e skuadrës braziliane Flamengo U-20, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, transmeton SYRI.net.
Prej kohësh Neymar ka negociuar me Vinicius Junior për ta transferuar te Barcelona por kjo nuk ka mjaftuar pasi ai është shumë pranë transferimit te “Los Blancos”.
Sipas asaj që raporton “MARCA”, prindërit e Vinicius Junior kanë mbërritur në Madrid për të negociuar me drejtues të “galaktikave”.
Liverpool, Bajerni dhe Barcelona janë interesuar për të marrë shërbimet e këtij talenti i cili shihet si Neymari i ri i Brazilit.