Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, mund të largohet nga “Topçinjtë” në afatin kalimtar të janarit.

Ish sulmuesi i Barcelonës është në vitin e fundit të kontratës me klubin anglez dhe deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Arsenalit për zgjatjen e saj.

Për të mos e humbur me parametra zero gjatë verës, “Don Balon” raporton se Arsenali mund ta shesë Sanchezin në afatin kalimtar të janarit te Real Madridi, pasi nuk dëshiron të forcojë rivalin e Premierligës, Manchester Cityn, që gjithashtu është duke e kërkuar 28 vjeçarin.

“Don Balon” shkruan se Reali tashmë ka bërë gati 30 milionë euro për Sanchezin, çmim i arsyeshëm ky për një lojtar që ka vetëm edhe pak muaj kontratë dhe në Madrid janë të bindur se transferimi do të kryhet në janar./Korneri.net.

Artikulli paraprakMessi për “Marca”: Kjo kombëtare është favorite për ta fituar botërorin “Rusia 2018”
Artikulli tjetërZyrtare: Messi vazhdoi kontratën, klauzola e paprekshme